Tavolinat janë vetëm pak centimetra nga njëra-tjera, po kjo nuk i pengon kryeqytetasit që kafen e pasdites ta konsumojnë nëpër bar-kafetë e mbipopulluara.
Madje edhe të konsumojnë ushqimin nëpër mjedise ku ka lëvizje të shumta të njerëzve.
?Në bar-kafenetë, por edhe mjediset e tjera publike është e detyrueshme te zbatohet një protokoll sigurie, veçanërisht në mbajtjen e distancave apo të mjeteve mbrojtëse. Po mjafton një kalim në disa zona të Tiranës për të pare se pak prej tyre zbatohen?.
Numri i lartë i personave te infektuar me Covid ? 19 njofton për një valë të këtij virusi, por në një kohë kur masat vetjake dhe ato në shërbimet publike duhet të ishin më të rrepta, e pranishme është vetëm indiferenca.
Task-Forca anticovid njofton çdo ditë për monitorimin dhe inspektimin e qindra bizneseve duke e vënë theksin tek paralajmërimi dhe sensibilizimi, por përballë këtyre mjediseve të stërmbushura a mjafton vetëm kaq?!
Është e dukshme që pjesa më e madhe e bizneseve shfrytëzojnë orët e mbrëmjes për t?i bërë bisht zbatimit të protokollit të sigurisë.
Situata nuk duket aspak më e kontrolluar edhe në parqet e lagjeve.
Mjekët apelojnë çdo ditë për mbajtjen e masave mbrojtëse, por pavarësisht tyre numri i lartë i infektive flet qartë sesa vihen në zbatim.
Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/